E kërkoi Milani, Arkadiusz Milik befason me klubin e ri

E kërkoi Milani, Arkadiusz Milik befason me klubin e ri

Atletico, Evertoni e Tottenhami në garë për Milikun.

Arkadiusz Milik do të largohet përfundimisht nga skuadra e Napolit gjatë afatit kalimtar të janarit. Pas Evertonit e Tottenhamit, interesim për transferimin e sulmuesit polak ka shprehur edhe skuadra e Atletico Madridit, ka njoftuar të enjten e përditshmja spanjolle “AS”.

Lëndimi i Diego Costas ka detyruar Atleticon që të futet në garë për Milikun, që është lënë jashtë ekipit të Napolit për shkak se ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon verën e ardhshme.

Miliku është pjesë e Napolit prej vitit 2016, kurse këtë sezon nuk e ka asnjë paraqitje. Ai karrierë ka bërë edhe tek Ajaxi, Bayer Leverkuseni, Augsburgu e Gorniku.

TAGS