E imitoi në emision, Eni Çobani i drejtohet Agron Llakajt: Pres ende një sqarim

E imitoi në emision, Eni Çobani i drejtohet Agron Llakajt: Pres ende një sqarim

Kohë më parë,mes  jurists së njohur Eni Çobani dhe moderatorit apo aktorit të humorit Agron Llakaj nisi një debat. E gjitha nisi pas imitimit që Agron Llakaj I bënte juristes në emisionin e humorit “Al Pazar”:





Në emisionin që transmetohet në Vizion Plus, Agron Llakaj ka pasur një pjesë të titulluar “Në gjyq me Lirën”, ku dukej qartazi se imitonte juristen.

Kohë më parë, në një intervistë për Eni tregoi që ky imitim jo vetëm nuk i ka pëlqyer, por edhe i ka dëmtuar imazhin. Sipas saj, Agron Llakaj i ka shpërfytyruar figurën.

E ftuar, në emisionin “Rudina” në TV Klan, juristja e njohur rrëfeu të reja si nga jeta private po ashtu dhe ajo profesionale, ku mes të tjerash ka folur për debatin me aktorin e humorit, Agron Llakaj në vitin 2018. Ajo u shpreh se dhe sot e kësaj dite prej një shpjegim nga Agroni, një shpjegim që nuk e mori kurrë.

“Nuk dua të flas më shumë. Ai është artist, secili prej nesh vlerësohet nga publiku. Dhe atij si çdo shqiptari i uroj një vit të mbarë të suksesshëm dhe me lumturi. Kam pritur gjithë këto vite të marr një shpjegim. Unë jam një njeri shumë i duruar. Nuk kam marrë asgjë personale dhe për keq. Kam kërkuar një shpjegim, shpresoj në 2020-tën ndoshta më vjen një shpjegim”, u shpreh ajo në studio.

TAGS