E ftoi 3 herë në emision por nuk i shkoi, moderatorja e quan Çiljetën ‘ të ftuarën më jokorrekte’

E ftoi 3 herë në emision por nuk i shkoi, moderatorja e quan Çiljetën ‘ të ftuarën më jokorrekte’

Moderatorja e emisionit “Glamour Zone” të TV Ora, Ester Bylyku e ka cilësuar këngëtaren Çiljeta Xhilagën si të ftuarën më jokorrekte.





I ftuar në emisionin e moderatores në fjalë, ishte aktori Drilon Hoxha dhe teksa po flisnin për mungesën e korrektësisë, Ester tregoi e personazhi me mungesë të theksuar korrektësie, ka qenë Çiljeta Xhilaga, e cila tre herë nuk ka ardhur në emision, edhe pse kishte premtuar të ishte pjesë e “Glamour Zone”.

“Episode ndodhin por, jo korrekte , fëmer, që mua më ka bërë përshtypje ka qenë Çiljeta. Ne kishim vendosur oraret e të gjitha. ok, hera e parë ndodhi tërmeti, herën e dytë prap ndodhi një gjë, herën e tretë që u ra dakort përpara, pastaj të dielën u bë konfirmimi i fundit dhe të hënën që ne kishim xhirimet thjesht nuk hapi më telefonin. Kështu që ne tham ok, njerëzit jo korrektë jashtë “Glamour Zone”,– është shprehur moderatorja.

TAGS