E eliminoi nga “Love Story”/ Vivien shpërthen ndaj Saimirit

E eliminoi nga “Love Story”/ Vivien shpërthen ndaj Saimirit

Të hënën, Saimiri i “Love Story” u përfshi në një debat të ashpër me Vivienin, të cilin e eliminoi në fund të mbrëmjes.Gjithçka nisi nga puthja e princit modern me Suelën, pasi Vivien nuk e priti aspak mirë. Ish-konkurrentja tha se vajzat duhet të merren më seriozisht nga Saimiri, i cili duket sikur po tallet.



Ai vendosi që ta largonte Vivienin nga emisioni, duke mos i dhuruar trëndafil. Vivien tha se e priste, pasi Saimiri nuk është për të dhe “duhet të bëhet më i hajrit”.

Së fundmi, ish-konkurrentja e ka cilësuar Saimirin si “Saikeqi”.

Ajo ka publikuar një video në Instagram, duke kërkuar mendimin e ndjekësve për debatin e saj me Princin Modern.

“U gris maska e Saimirit, doli që Saimiri nuk është aq i mirë”, i ka shkruar dikush. “Doli Saikeqi”, i ka replikuar Vivieni.

TAGS