E duan të gjithë, trajneri i Ajaxit zbulon ku do të transferohet De Ligt

E duan të gjithë, trajneri i Ajaxit zbulon ku do të transferohet De Ligt

Trajneri i Ajax, Erik Ten Hag, ka pranuar sa kapiteni i tyre, Matthijs de Ligt, do të largohet në fund të sezonit.

19 vjeçari ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij këtë sezon, duke pasur rol të madh në fitoren e Ajax ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Ten Hag, gjatë një interviste për Süddeutsche Zeitun, ka pranuar se De Ligt nuk do të vazhdojë të mbetet te Ajax, me Bayern Munich dhe Barcelonën të interesuara për të.

“Janë zero, shanset që De Ligt të vazhdojë tek Ajax edhe sezonin e ardhshëm”, është përgjigjur Ten Hag, kur është pyetur për të ardhmen e lojtarit, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ka shumë klube të interesuara për, ndaj do të largohet këtë verë. Unë pyes veten se kë do të zgjedhë, Bayern Munich apo Barcelona”./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS