Dybala shokon Juventusin, po arrin marrëveshje me gjigantin nga Serie A

Dybala shokon Juventusin, po arrin marrëveshje me gjigantin nga Serie A

Sipas mediave italiane Paulo Dybala po transferohet në Inter.

Shpesh me Beppe Marotta, kur një sugjerim kthehet në hipotezë, marrëveshja bëhet e mundur.

Edhe me Paulo Dybala rasti mund të përsëritet. Drejtori i Përgjithshëm i Interit e di që operacioni është kompleks, por ai beson në të, pavarësisht vështirësive objektive, si për shembull të bindë “Joya” të ketë guximin të largohet nga Juventusi për të përqafuar zikaltrit.

Më pas, argjentinasi kërkon deri në 9.5 milionë euro neto në vit, kur Interi po përpiqet ta ulë shumën e pagave dhe, së fundi, ka pikëpyetje për pozicionin e tij taktik.

Në qershor, megjithatë, ndoshta do t’i thuhet lamtumirë Vidalit, Vecinos dhe Sanchez, të cilët me Eriksen kishin paga shumë të larta. Ato para të kursyera mund të riinvestoheshin për pagat e “10” bardhezi.

Konkurrenca nuk mungon, me Atletico Madridin, Tottenhamin, bashkë me Manchester United dhe Manchester City, të gatshëm për betejë. Të gjitha këto prapaskena i raporton sot “Corriere della Sera”.