Dybala: Liga e Kampionëve është objektivi kryesor i Juventusit

Paulo Dybala ka konfirmuar se fitimi i Ligës së Kampionëve është objektivi kryesor i Juventusit këtë sezon.

Juventusi përballet me Atletico Madrid në raundin 1/16-tës në Ligën e Kampionëve pasi kështu ka dashur shorti i hedhur para një muaji në Nyon.

Zonja e Vjetër ka arritur dy herë në finalen e madhe në vitet e fundit, por synojnë ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Lexo po ashtu:

Kështu ka deklaruar edhe ylli argjentinas Dybala, i cili ka thënë se Juventusi e ka objektiv kryesor fitimin e trofeut.

Dy yjet e Juventusit, Dybala dhe Ronaldo gjatë një ndeshje (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Liga e Kampionëve është objektivi kryesor për ne këtë sezon”, ka thënë fillimisht Dybala për mediat italiane.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta fituar atë”.

Lexo po ashtu:

“Atletico Madridi, së bashku me Liverpoolin, është skuadra më e vështirë që ne mund të kishim zgjedhur në short”, përfundoi argjentinasi.

Ndryshe, Juventusi ndeshjen e parë do ta luajë në udhëtim te Atletico më 20 shkurt, ndërsa ajo e kthimit në Torino më 12 mars. /Telegrafi/

TAGS