Dy prej katër pacientë të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj mbërrijnë në Stamboll

Dy prej katër pacientë të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj mbërrijnë në Stamboll

Dy prej katër pacientëve që pësuan djegie në qytetin e Ferizajt kanë mbërritur në Stamboll të Turqisë për trajtim të mëtejshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Me udhëzim të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është dërguar një avio-ambulancë në Kosovë, për të sjellë 4 personat për trajtim në Turqi.

Dy prej tyre mbërritën sot në mëngjes në Aeroportin Ataturk në Stamboll.

Pacientët u transferuan me ambulancë në spital. Ndërkohë avio-ambulanca u nis drejt Kosovës për të marrë dy të plagosurit të tjerë.

Trajtimi i tyre do të zhvillohet në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit Bağcılar si dhe Spitalin e Qytetit Kartal Dr. Lütfi Kırdar.

Në qytetin e Ferizajt, më shumë se 40 persona u plagosën më 5 janar në shpërthimin e një bombole gazi në një restorant, nga të cilët 14 persona me djegie prej 35 deri 50 për qind u transferuan në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Të lënduarit janë të moshës midis 25 dhe 45 vjeç.

https://fb.watch/2SD0Ps9YJN/