Genta Cana është një prej moderatoreve shumë të njohura shqiptare.
Ajo vite me parë është martuar me Nol Fetoshin, duke organizuar një dasmë mbresëlënëse me shumë të afërm, miq e kolegë të ftuar.
Genta pak kohë me parë publikoi fotografi ku shfaqej me barkë të fryrë duke konfirmuar kështu shtatzëninë e dytë.
E sot ajo ka publikuar edhe një fotografi duke zbuluar se tashmë ka sjell në jetë edhe një vajzë.
Duke i dhënë gji, moderatorja shfaqet kaq e lumtur duke e mbajtur në krah bebushin.
Ne i urojmë shëndet dhe jetë të gjatë vajzës së vogël. /ORAinfo/