Duka dhe Dukesha e Sussex-it me llogari të përbashkët në Instagram

Duka dhe Dukesha e Sussex-it me llogari të përbashkët në Instagram

Trendi për të pasur llogari të përbashkët në Instagram duket se ka përfshirë edhe çiftin mbretëror në Britani.

Duka dhe Dukesha e Sussex, Harry dhe Meghan, tashmë kanë hapur një llogari të përbashkët me emrin “sussexroyal”, shkruan lajmi.net.

Për të mirëmbajtur llogarinë e tyre në këtë rrjet social, çifti mbretëror kanë punësuar edhe një staf të ri, ku në postimin e parë bënë një mirëseardhjeje për të gjithë ata që i ndjekin.

“Mirë se vini në faqen tonë zyrtare në Instagram: Ne mezi po presim të ndajmë me juve punën që bëjmë, gjërat që i përkrahim, njoftimet e rëndësishme dhe mundësia për të ndriçuar mbi çështjet kyçe. Ne ju falënderojmë për mbështetjen tuaj dhe ju mirëpresim – Harry & Meghan”, shkruan në postimin e çiftit. /Lajmi.net/

TAGS