Drita, gati për finalen e madhe 

Drita, gati për finalen e madhe 

Kampioni i Kosovës, Drita nga Gjilani, udhëton në Antalya dhe me synime të qarta, për të fituar trofeun e Superkupës së Kosovës. Drita do të ndeshet me Prishtinën pikërisht me 23 janar.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit klubi jonë ka udhëtuar për në Antalya të Turkisë për të vazhduar me përgatitjet për sezonin pranverorë.

Nga gjashtë janar klubi ka filluar me fazën e parë të përgatitjeve dhe tani më dihet që për fazën e dytë ekipi ka arritur në Antalya të Turqisë ku do ti bëjnë përgatitjet e fundit para fillimit të sezonit pranverorë!

Ekipi është vendosur në IC Green Hotel në Lara të Antalyas ku ka udhëtuar i kompletuar dhe të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë fizike për këtë fazë.

Gjatë kësaj faze, klubi ka parapa që ti zhvillojë katër ndeshje kontrolluese duke e llogaritë edhe ndeshjen e superkupës me ekipin e Prishtinë e cila njëherit është edhe ndeshja e parë zyrtare ku dy ekipe kosovare zhvillojnë një finale jashtë shtetit!

Finalja e superkupës është parapa të zhvillohet me datë 23 janar dhe do të jetë ndeshja e parë për ekipin tonë në kuadër të ndeshjeve tona kontrolluese që ekipi do ti zhvillojë në Antalya.

Për kundërshtarët dhe datat e ndeshjeve tjera kontrolluese do të njoftoheni në ditët në vijim!”, shkruan në faqen e Dritës.