Dren Abazi së shpejti do të sjellë klipin më të ri “Hana”, zbulon detaje në “Dola te Ola”

Dren Abazi së shpejti do të sjellë klipin më të ri “Hana”, zbulon detaje në “Dola te Ola”

Pjesa e dytë e intervistës së Drenit te Ola filloi nën tingujt e muzikës dhe zërit të tij veçantë, ai zgjodhi të performojë live këngën “Mbreti i Natës”.


Rrugëtimi i Drenit nëpër kujtime ishte emocionues dhe zbuluam shumë prej tij. Ai tha se në jetën e tij ka shumë miq dhe ata janë shumë të rëndësishëm për të. Ndërkohë për jetën private, ai preferon të mos zbulojë asgjë, pasi dëshiron që ajo të mbetet personale deri në momentin që ai do të ketë diçka serioze për ta ndarë me publikun.

Dy persona shumë të rëndësishëm në jetën e tij janë motra dhe vëllai i tij, të cilët janë më të vegjël se ai.

Ndërkohë në lidhje me publikun, ai tha se ajo që e ndryshon atë është vetëm shija e ndryshme që ka ndaj muzikës. Më tej shtoi se Tirana e ka pritur gjithmonë mirë dhe se ia ka hapur derën që në fillimet e veta, “Më ka falur momente të paharrueshme dhe sa herë kthehem në Tiranë është një ndjenjë e veçantë”, tha ai.

Dreni zbuloi se sapo ka mbaruar xhirimit e klipit të ri “Hana”, të cilin e ka xhiruar në qytetin e Shkodrës dhe kënga e re do të dalë në treg pas 2 javësh. Ndërkohë po punon në studio për këngë të reja, të cilat do të dalin gjatë vitit. Gjithashtu si të gjithë artistët ai është në pritje të fillimit të koncerteve.

Kantautori dhe vëllezërit korçarë si miq shumë të mirë që janë kënduan sërish bashkë, një këngë të dytë në studion e Olës dhe zgjodhën “Në tren për në Prizren” .

 

 

TAGS