Drejtuesit e Milan në aksion, po synojnë transferimin e këtij lojtari nga Serie A

Drejtuesit e Milan në aksion, po synojnë transferimin e këtij lojtari nga Serie A

AC Milan po kërkon një lojtar që luan në krah të djathtë dhe duhet të kryjnë punë shpejt pasi afatit të transferimeve të verës po i vije fundi.

Një nga lojtarët që po monitorohet është Junior Messias nga Crotone.

Sky Italia raporton se sot ose nesër mund të ketë takime mes drejtuesve të Milanit dhe Crotone për të biseduar rreth mundësisë që lojtari t’i bashkohet Rossonerëve, përcjell ORAinfo.

Messias ka shënuar 9 gola dhe katër asistime në Serie A sezonin e kaluar dhe nënshrkimi i tij do t’i
kënaqte sadopak tifozët e Milanit.

Mbetet të shihet nëse kjo lëvizje e fundit nga Milan do të bëhet realitet ditëve të fundit. /ORAinfo/

TAGS