Drejtori i Interit: Eriksen mund të mos luaj më për ne!

Drejtori i Interit: Eriksen mund të mos luaj më për ne!

Mesfushori i Interit, Christian Eriksen, nuk do të luaj më për Inter deri në janar ku parashihet edhe transferimi i tij në një skuadër tjetër.

Danezi u transferua në janar nga Tottenham për 20 milionë euro dhe u prit me shumë ngrohtësi nga tifozët ‘Nerazzurri’, por që nuk ka mundur të bëjë dallimin për skuadrën.

Më parë u tha se Eriksen dëshiron largimin në janar pas ftohjes së marrdhënjeve me trajnerin, Antonio Conte, i cili preferon më shumë mesfushorë që angazhohen edhe në fazën defanzive.

Ishte Drejtori i Përgjithshëm i Inter, Giuseppe Marotta, i cili foli për të ardhmen e 28 vjeçarit në ‘Sky Sport’, ai tha: ‘ Në qoftë se ai nuk luan deri në janar, ka mundësi të kërkojë largimin. Ne e morrëm atë për 20 milionë euro, ishte marrveshtje e mirë, thjeshtë mund të jetë që ai nuk është adoptuar me mënyrën tonë të lojës’, tha Marotta.

TAGS