Dortmundi fiton ndaj Ingolstadt dhe vazhdon në raundin tjetër

Dortmundi fiton ndaj Ingolstadt dhe vazhdon në raundin tjetër

Borussia Dortmundi ka avancuar në raundin e tretë të DFB Pokal pas fitores prej 2-0 kundër Ingolstadt.

BVB konsiderohej favorit për ndeshjen e zhvilluar në Signal Iduna Park dhe me dy gola të realizuar në fraksionin e dytë, vazhdoi në fazën tjetër.

Edhe pse iniciativa nuk mungoi, asnjëra nga skuadrat nuk ia doli që të realizonte në pjesën e parë të takimit.

(Foto: Twitter/Borussia Dortmund)

Në gjysmën e dytë në skenë doli Thorgan Hazard për t’i shënuar golat e fitores.

Mesfushori belg fillimisht u asistua nga Julian Brandt në minutën e 72-të dhe pastaj në minutën e 80-të, mesfushori gjerman dhuroi edhe asistimin e dytë.