Borussia Dortmundi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në Grupin F të Ligës së Kampionëve.
Të martën mbrëma në Dortmund, skuadra gjermane fitoi 2:0 ndaj Newcastle Unitedit.
Niclas Fuellkrug shënoi për 1:0 në minutën e 26-të, ndërkohë golin e dytë për Dortmundin e shënoi Julian Brandt në minutën e 79-të. Dortmundi tani i ka shtatë pikë nga katër ndeshje teksa skuadra angleze, Newcastle, mbeti me katër pikë nga katër ndeshje.