Dorëzohet Vedat Muriqi, kërkon largimin nga Lazio

Dorëzohet Vedat Muriqi, kërkon largimin nga Lazio

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi ka kërkuar largimin nga skuadra e Lazios, ka raportuar të martën sajti italian “Calciomercato”.

Mësohet se Muriqi dëshiron që Lazio ta nxjerrë në shitje gjatë afatit kalimtar të janarit pasi nuk është aspak me situatën e tij aktuale. Ai tashmë ka biseduar me drejtuesit e klubit italian duke ua bërë me dije kërkesën e tij për largim.

Madje, thuhet se ai po ëndërron kthimin te Fenerbahçe, ekip që është i gatshëm ta blejë kartonin e tij. Sulmuesi 27-vjeçar këtë sezon ka vetëm shtatë paraqitje apo 198 minuta lojë për Lazion në të gjitha garat, ku ka regjistruar vetëm një asistim.

Ai ka kontratë deri në vitin 2025 me Lazion, ekip të cilit iu bashkua verën e shkuar nga Fenerbahçe për 20 milionë euro.

TAGS