Dorëzohen drejtuesit e Milanit, vendosin ta shesin yllin e madh qysh në janar

Dorëzohen drejtuesit e Milanit, vendosin ta shesin yllin e madh qysh në janar

AC Milan mund të vendosë të shesë Franck Kessie qysh në janar pasi nuk po mund të gjejë një marrëveshje me lojtarin për rinovimin e kontratës.

Tuttosport raporton se Milani ‘nuk mund të gjejë një pikë afrimi’ me Kessie dhe shoqëruesit e tij, sepse kërkesat e lojtarit dhe agjentit të tij George Atangana janë thjesht shumë të larta, përcjell ORAinfo.

24-vjeçari po kërkon një pagë mbi 7 milionë euro neto në sezon, duke përjashtuar çdo bonus, dhe drejtuesit e Milanit e kanë refuzuar atë kërkesë.

Ndërsa Kessie ka të ngjarë të luajë kundër Torino nesër mbrëma në San Siro, e ardhmja e tij aktualisht duket se është larg nga Milani dhe nuk mund të përjashtohet që ai të shitet në dritaren e transferimeve të dimrit, në mënyrë që të grumbullohen disa para nga shitja e tij.

Kësisojë drejtuesit e Milan janë pajtuar që nëse lojtari nuk heq dorë nga kërkesa e tij, atëherë Kessi të shitet qysh në janar, në mënyrë që t’i shpetohet mundësisë që lojtari të largohet nga San Siro në verë pa asnjë cent. /ORAinfo/

TAGS