Doncic pritet të kthehet sonte për ndeshjen ndaj Spurs, pas dëmtimit që e mbajti jashtë parketit

Doncic pritet të kthehet sonte për ndeshjen ndaj Spurs, pas dëmtimit që e mbajti jashtë parketit
21:46 | 26 Dhjetor 2019

Luka Doncic është gati të rikthehet në parket.

Ylli i Dallas Mavericks, Luka Doncic, ka munguar për rreth 2 javë pas një dëmtimi të pësuar në ndeshjen kundër Houston Rockets.

Slloveni ka dëmtuar kyçin e këmbës, duke iu pamundësuar kështu që të jap kontributin për skuadrën e tij.

Raportime nga ‘Bleacher Report’ bëjnë të ditur se Doncic do të kthehet sonte, për ndeshjen kundër San Antonio Spurs, transmeton lajmi.net.

Ndeshja mes Dallas dhe San Antonio do të luhet sonte pas mesnate, me fillim nga ora 02:00 (sipas kohës sonë). /Lajmi.net/

TAGS