Donaldi ‘ia la porosi’ Romeos, por duket se aktori as nuk e ndjek në rrjetet sociale Beatrix

Donaldi ‘ia la porosi’ Romeos, por duket se aktori as nuk e ndjek në rrjetet sociale Beatrix

Beatrix ka lënë shtëpinë e Big Brother mbrëmjen e të premtes, duke marrë me vete edhe frikën për atë çfarë e priste jashtë. Gjatë momentit që Beatrix Rmosaj po largohej nga shtëpia ,aktori i humorit, Donald Veshaj i tha këngëtares se për çfarëdolloj problem të mos ngurojë të telefonojë vëllain e tij, Romeo Veshajn.“Nëse ke diçka, merr Romeon në telefon nëse ke shqetësim, për çdo gjë”– i tha aktori.


Por duket se ende ky takim nuk është realizuar. Ashtu si vihet re, aktori humorit nuk e ndjek këngëtaren në “Instagram”. Mbetet për tu parë nëse Romeo do të takohet me ‘kunatën’ e tij për t’i ofruar të gjithë mbështetjen.