Donaldi e pyet për kë ka fantazuar brenda shtëpisë, Beatrix habit me përgjigjen

Donaldi e pyet për kë ka fantazuar brenda shtëpisë, Beatrix habit me përgjigjen

Donaldi dhe Beatrix i kanë shtuar më shumë dyshimet se mes tyre ka nisur të ketë diçka, gjatë përgjigjeve që dhanë në sfidën që organizoi “Vëllai i madh”.


“Thuaj emrin e banorit që ke fantazuar brenda shtëpisë”, ishte pyetja për Beatrix.

“Mund të kem pasur nja dy…”, tha ajo ndërsa Donaldi insistoi që të thonte një emër: “Hë thuaje kushdo që të jetë”.

Pas kësaj, Beatrix i dha dorën Donaldit duke nënkuptuar se ka qenë ai për të cilin ka fantazuar. Të njëjtin veprim bëri dhe Donaldi kur u pyet se cila banore e tërheq seksualisht duke i dhënë dorën Beatrixës.