Këngëtarja Valbona Mema humb motrën pas daljes nga shtëpia e BBVIP2.
Dhimbje e madhe për këngëtaren Valbona Mema.
Mësohet se këngëtarja ka humbur motrën e saj, e cila vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Ka qenë vetë Mema që ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e hidhur.
“Pusho e qetë motra ime”, shkruan këngëtarja, ndërsa ka postuar dhe një foto ku i mban dorën motrës.
Kujtojmë se Valbona Mema la garën e saj në Big Brother Vip, duke u larguar nga shtëpia në mënyrë urgjente, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të së motrës.