Dojna Mema rrëfen historinë e tre viteve të saj me Vlashentin: Distanca forcon dashurinë!

Dojna Mema rrëfen historinë e tre viteve të saj me Vlashentin: Distanca forcon dashurinë!

Në fillim të këtij viti Dojna Mema dhe Vlashent Sata bënë publike lidhjen e tyre të dashurisë. Që nga ai moment, dyshja kanë publikuar vazhdimisht foto dhe video në rrjete sociale.


Dojna dhe Vlashenti janë bashkë si çift prej më shumë se 3 vitesh, mirëpo lidhja e tyre funksionon në distancë. Sidoqoftë, moderatorja ka treguar se nuk e ndjen shumë distancën, pasi ajo dhe Vlashenti takohen çdo dy javë.

“Une jetoj prej 3 vitesh e gjysme nje lidhje ne distance. Nuk e ndiej sepse takohemi shume shpesh. Cdo dy jave. Pandemia na ndihmoi te jetonim nje vit bashke sepse u mbyllen Universitetet ku Vlashenti jep mesim ne Paris dhe qendroi ne Tirane. Distanca forcon dashurine e vertete dhe jam e bindur per kete sepse e kam provuar vete”, ka shkruar Dojna në një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram.

TAGS