Djali i saj feston 1-vjetorin e lindjes, Miriami ia bën dhuratën më të bukur

Djali i saj feston 1-vjetorin e lindjes, Miriami ia bën dhuratën më të bukur

Djali i Miriam Canit dhe Alban Skënderajt, Duami sot feston ditëlindjen e parë.

Në këtë ditë dhuratën më të bukur vogëlushi e ka marrë nga mami i tij Miriami, që me siguri do të mbetet si kujtimi më i bukur për gjithë jetën e tij.

Këngëtarja ka realizuar një këngë si dedikim për Duamin, që ka vendosur ta publikojë ditën e sotme.

“Sa shumë të dua” titullohet kënga e Miriamit, që në fakt është shkruar nga Albani dhe që do të thotë se është një dhuratë nga të dy prindërit për Duamin.

“Sa të kem frymë me ty do të këndoj, me ty do të vallëzoj. Çdo ditë nuk lodhem ta them, sa shumë të dua. Dhe kur më sheh me atë shikim më ke dhënë gjithçka shpirti im. Çdo ditë nuk lodhem ta them, sa shumë të dua”, shprehet Miriami në këngë.

Ajo e ka ndarë këtë projekt të ri me të gjithë ndjekësit në Instagram dhe po aty i ka bërë dhe një urim vogëlushit të familjes.

“Gëzuar ditëlindjen tënde të parë dashuria ime. Këtë këngë të thjeshtë, por të sinqertë mami e këndoi me shumë dashuri. Një dhuratë me tinguj zemre për ty. Të dua Duam”, ka shkruar Miriami.

TAGS