Djali i miliarderit dhe supermodeles humb jetën nga mbidoza e drogës

Djali i miliarderit dhe supermodeles humb jetën nga mbidoza e drogës

Djali i supermodeles amerikane, Stephanie Seymour dhe biznesmenit miliarder, Peter Brant është ndarë nga jeta në moshën 24-vjeçare.



Mediat e huaja raportojnë se Harry Brant humbi jetën nga mbidoza, pas një beteje të gjatë me varësinë nga droga.

“Ai jetoi 24 vite të jetës së tij, por ne kurrë nuk do të kemi mundësinë që të shohim se sa shumë Harry mund të kishte bërë,”- tha familja e tij në një deklaratë.

Çifti ka edhe dy fëmijë të tjerë, djalin Peter II, 27-vjeç, dhe vajzën Lilly Margaret, 16-vjeçe. Ai kishte edhe një vëlla nga martesa e mëparshme e nënës së tij me  Tommy Andreës, si dhe katër vëllezër e motra nga martesa e mëparshme e babait të tij me Sandra Brant.

TAGS