Ditëlindja e Mias i gjen në Mal të Zi, por Emina e sjell Amerikën edhe në fshat

Ditëlindja e Mias i gjen në Mal të Zi, por Emina e sjell Amerikën edhe në fshat

Emina Cunmulaj i preku të gjithë me urimin për të bijën Mia kur postoi momente nga lindja e sa e sa detaje të tjera prekëse. Ndërsa pasditja ja ka lënë vendin festës në Malin e Zi ku Emina është aktualisht bashkë me vajzat.


Ajo ka organizuar një festë në natyrë me lojra, tortë, tullumbace dhe gjithçka një fëmijë mund tëdëshirojë të shohë. Por festimet nuk kanë asnjë ndryshim nga ditëlindjet e tjera që kanë organizuar në oborrin gjigant të shtëpisë së tyre në SHBA.

                 

Ama edhe pse larg shtëpisë dhe babait (që mbase puna e ka detyruar të mos jetë i pranishëm), Emina i mori masat që vajzat të gëzonin njësoj edhe në fshat. Kudo ku janë të voglat ka festë, e kushedi sa e veçantë ka qenë kjo ditëlindje pranë familjarëve të Eminës.

TAGS