Ditë gëzimi për Boris Johnson/ Pasi mundi Koronavirusin, kryeministri bëhet me djalë

Ditë gëzimi për Boris Johnson/ Pasi mundi Koronavirusin, kryeministri bëhet me djalë

Kryeministrit Britanik, Boris Johnson është bërë baba për herë të pestë. Ai dhe partnerja e tij Carrie Symonds janë bërë prindër të një djali.





Zëdhënësi i çiftit tha se ata ishin të emocionuar për të njoftuar lindjen e djalit mëngjesin e sotëm, duke shtuar: ‘Të dy nëna dhe fëmija janë mirë’.

“Kryeministri dhe Symonds janë shumë të lumtur të njoftojnë lindjen e një djali të shëndetshëm në një spital në Londër më herët këtë mëngjes”, tha zëdhënësi.

Kryeministri dhe Znj Symonds dëshirojnë të falënderojnë ekipin fantastik të maternitetit NHS”, tha ai me tej. Kryeministri britanik ka edhe 4 femijë nga martesa e parë.

TAGS