Distria Krasniqi shpallet xhudistja më e mirë në botë për vitin 2021

Distria Krasniqi shpallet xhudistja më e mirë në botë për vitin 2021

Sporti i Kosovës ka marrë dy lajme shumë të mira.

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, është shpallur xhudistja më e mirë në botë për vitin 2021.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka filluar ndarjen e çmimeve për më të mirët për vitin 2021, pasi tashmë është mbyllur votimi.

Në votimin e filluar me 10 dhjetor që zgjati deri më sot më 18 dhjetor, Distria mori shumicën e votave.

Ndryshe, gjithashtu edhe Driton Kuka është shpallur trajneri më i mirë i xhudos në botë.