Diego Costan e pret ky dënim i rëndë, pasi e shau gjyqtarin me nënë

Diego Costan e pret ky dënim i rëndë, pasi e shau gjyqtarin me nënë

Atletico Madrid ka marrë një tjetër lajm të hidhur, pas humbjes nga Barcelona.

Atletico Madrid u mposht 2 me 0 nga Barcelona në ‘Camp Nou’, gjersa Diego Costa u suspendua me karton të kuq qysh në pjesën e parë.

Sulmuesi spanjoll nuk e pranoi kartonin e kuq nga gjyqtari i ndeshjes, Gi Manzano, duk e sharë atë me nënë, përcjell lajmi.net.

Ky veprim i Diego Costas do të ndëshkohet rëndë nga Federata e Futbollit të Spanjës.

Sipas mediave spanjolle, sulmuesi me prejardhje nga Brazili, mund të dënohet deri në 12 ndeshje.

Sharja me nënë ndaj gjyqtarit të ndeshje, nuk do të mbetet pa dënim të rëndë ndaj Costas. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS