Diçka po zihet, Noizy dhe Raf Camora bashkuan sërish forcat

Noizy i ka bashkuar sërish forcat me Raf Camoran.
Suksesi i hatashëm i këngës “Toto” bëri që Noizy dhe Raf Camora t’i bashkojnë sërish forcat, shkruan lajmi.net.
Reperi shqiptar Noizy, dhe ylli i muzikës së huaj Raf Camora duket se do ta realizojnë edhe një tjetër bashkëpunim.
Ishte Noizy ai i cili e ka publikuar një foto në Instagram pranë të cilës ka shkruar: Round 2.
Data e publikimit të këngës së re ende nuk është zbuluar por fansat pranë postimit janë shprehur se janë pro edhe një bashkëpunimi mes dyshes./Lajmi.net/
[embedded content]