Di Maria po transferohet te gjiganti i madh italian

Di Maria po transferohet te gjiganti i madh italian

Di Maria shumë afër kalimit te gjiganti Italian.

Angel Di Maria me sa duket do të ndryshojë ambient gjatë afatit kalimtar veror.

Sipas Matte Moretto, argjentinasi mund të luajë në Serie A nga sezoni 2022/23, transmeton Gazeta Express.

Juventusi është ekipi i interesuar për shërbimet e ish-yllit të Real Madridit dhe Manchester Unitedit.

“Zonja e Vjetër” do ta humbë Paulo Dybalan dhe i duhet patjetër ta gjejë një zëvendësues.

Kontrata e Di Marias me Paris Saint-Germainin skadon në verën e këtij viti.