S A 2019-04-13T15:54:29+02:00
Dejan Davidovski, i dyshuar për ngjarjet e 27 prillit, u arrestua në Suedi më 7 prill. Ai është aktualisht në paraburgim në vendin skandinav dhe po pritet kërkesa për ekstradim. Heshtje në kabinetin e presidentit për listën e personave të cilët kanë kërkuar që Ivanov t’i falë.
Nëse Dejan Davidovski do të ekstradohet pas arrestimit në Suedi, nuk do të ketë më asnjë të dyshuar në arrati për ngjarjet e 27 prillit. 39 vjeçari është i fundit nga 5 personat që ishin të pakapshëm për prokurorinë kur u hap hetimi, pasi që tre vetë u dorëzuan ndërsa njëri u gjet brenda shtetit. Sipas shërbimit publik suedez, Davidovski në Suedi ka arritur me pasaportë bullgare dhe para autoriteteve suedeze ka deklaruar se nuk ka të bëjë fare me hyrjen e dhunshme në Parlament. Megjithatë, një prokuror i atjeshëm ka kërkuar paraburgim për shkak të rrezikut për arratisje, gjë që është pranuar nga Gjykata. Ashtu do të mbetet deri në kërkesën për ekstradim, për të cilën nuk ka informacion kur saktësisht do të dërgohet.
Në momentin kur Prokuroria do të dorëzojë dokumente, Ministria e Drejtësisë do të fillojë procedurën për ekstradim”- tha Ministria e Drejtësisë
Nga Prokuroria thonë se provat do të përkthehen nga e Hëna. Nga atje ata gjithashtu specifikojnë se për Davidovskin hetimi është ndërprerë deri në gjetjen, që do të thotë se do të vijojë akuzë dhe gjykim i mundshëm. Kjo procedurë u krye për të gjithë ata që dyshoheshin fillimisht për 27 prillin. Në fund, vetëm një u shpall i pafajshëm, këngëtari i operës Igor Durlovski. Një pjesë u amnistuan dhe një pjesë u dënuan me një total prej 211 vjet burgim. Por edhe të dënuarit këtyre ditëve kërkuan gjithashtu falje nga presidenti Gjorge Ivanov. Ai edhe sot nuk tregoi se si do të veprojë.
Alsat
Loading…