Dezinfektuesi i duarve nuk i mbytë bakteret!

Dezinfektuesi i duarve nuk i mbytë bakteret!

Edhe pse besohet edhe nga profesionistët mjekësore se një dezinfektues i duarve mbronë nga mikrobet dhe bakteret, duke përfshirë edhe atë të gripit, një studim i fundit ka hedhur poshtë këtë teori.

Dailymail shkruan se disa shkencëtarë në Japoni kanë gjetur se bakteri, që shkakton gripin mund t’i rezistojë një dezinfektuesi të duarve.  Në eksperimentet e bëra edhe pas dy minutave pasi ishin lyer duart me alkool, virusi ishte ende aktiv.

Vullnetarët, që morën pjesë në këtë studim, kishin lejuar shkencëtarët të vendosin mukus që përmbante  virusin e gripit në duart e tyre dhe kishin fërkuar duart për disa minuta derisa virusi ishte përhapur mirë.

Më pas ata kishin pastruar duart me ujë të ngrohtë dhe sapun anti-bakterial, ku ishte vërejtur se virusi ishte mbytur brenda 30 sekondave. Nga ana tjetër ishte vërejtur se përdorimi i alkoolit apo dezinfektuesi nuk e kishte efektin e njëjtë.

Pandemia e gripit mbytë 250.000-500.000 njerëz çdo vit. Zakonisht ky lloj virusi shfaqet gjatë sezonës së vjeshtës.  “Ne nuk duhet harruar që një grip i rëndomtë mund të çojë vdekje”, tha Dr. Cameron Kiser, profesionist mjekësor dhe autor i studimit.

Gripi mund të bartet nga një person në tjetrin me anë të teshtimës, kollitjes apo mukuseve të tjera.  Për t’iu shmangur gripit të tillë preferohet të bëhet pastrimi adekuat i duarve në vend se të përdorni ndonjë dezinfektues. /Gazeta Express

TAGS