Detaje nga zyrarizimi i Sergio Aguero të Barcelona

Detaje nga zyrarizimi i Sergio Aguero të Barcelona

Sulmuesi Sergio Aguero do ta vazhdojë karrierën te Barcelona. Barça të hënën njoftoi se ka firmosur me Agueron deri në fund të edicionin 2022/202, ndërsa klauzola për lirimin e tij do të jetë 100 milionë euro.

Aguero do të bashkohet me Barcelonën më 1 korrik, pasi t’i përfundojë kontrata me Manchester Cityn.

“I lindur në Buenos Aires, Sergio Aguero vjen te Barça për të vazhduar të bëjë atë që e ka bërë gjithnjë – të shënojë gola. Me 15 vjet e 35 ditë ai është bërë më i riu që ka luajtur ndonjëherë në Divizionin e Parë të Argjentinës me Club Atletico Independiente”, ka shkruar Barça në njoftimin zyrtar.

Aguero ka luajtur me shumë sukses për Manchester Cityn dhe vlerësohet ikonë e klubit anglez. Me sukses ishte paraqitur edhe në Spanjë te Atletico Madridi.

TAGS