Deputetja socialiste bëhet nënë për herë të dytë, ja emri i veçantë që ka zgjedhur Blerina Gjylameti

Deputetja socialiste bëhet nënë për herë të dytë, ja emri i veçantë që ka zgjedhur Blerina Gjylameti

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, është bërë nënë për herë të dytë.Ka qenë vetë Gjylameti e cila ka publikuar në rrjetet sociale fotografinë e parë me të voglin e saj, ku zbulon edhe emrin e veçantë të tij.



“Një tjetër rreze drite ndriçoi mendjet e ngrohu zemrat tona! Mirë se erdhe Kron”, ka shkruar deputetja e PS-së krahas fotos ku shfaqet dora e vogël e tij teksa mbahet nga dora e saj.Kujtojmë se Gjylameti është edhe nëna e një djali 10-vjeçar.Ky lajm i bukur për deputeten vjen një vit pas humbi vëllain, Elton Maçolli, në një aksident rrugor në aksin Tiranë-Elbasan.

TAGS