Depay- Barcelona, arrihet marrëveshja e madhe

Depay- Barcelona, arrihet marrëveshja e madhe

Arrihet marrëveshja, Depay do jetë i Barcelonës nëse Koeman mbetet trajner.

Ky edicion ende nuk ka përfunduar, por Barcelona është duke u përgatitur për afatin kalimtar të verës.

Edhe pse gjendja financiare nuk është aspak e duhura, Barcelona do shpenzojë në afatin veror duke bërë disa transferime për të përforcuar skuadrën, transmeton lajmi.net.

Pos Eric Garcias nga Manchester City, Barcelona ka arritur marrëveshje edhe me yllin e Lyon, Memphis Depay, lojtar që ishte kërkesë e veçantë nga trajneri Ronald Koeman.

Holandezi ka pranuar të zbres pagën vetëm që të jetë lojtar i Barcelonës dhe ky propozim është pranuar nga katalunasit.

Në rast që Koeman vazhdon të jetë në krye të Barcelonës edhe vitin tjetër, atëherë Depay do jetë një ndër transferimet e verës, meqenëse marrëveshja e plotë është arritur.

Pos Depay, Barcelona pritet të transferojë edhe disa sulmues të tjerë.

Erling Haaland mbetet ëndërr për Joan Laportan, derisa Sergio Aguero gjithashtu pritet të kompletojë kalimin në “Camp Nou”.

TAGS