Dënime të rënda pas dhunës në futbollin shqiptar

Dënime të rënda pas dhunës në futbollin shqiptar

Komisioni i Disiplinës merr vendime.

Komisioni i Disiplinës dhe ai i Etikës ka publikuar së fundmi të gjitha masat ndëshkimore për rastet e ndodhura në javën e fundit në të gjitha kampionatet shqiptare të futbollit.

Pas shqyrtimit të të gjitha fakteve, Komisioni i Disiplinës ka dënuar rëndë zyrtarët e Kastriotit, pas përleshjes në ndeshjen Tirana – Kastrioti.

Zyrtarët e Kastriotit Alban Vogli, Gazmend Vogli dhe trajneri Ramadan Ndreu, janë dënuar respektivisht me 18 muaj pezullim, 12 muaj dhe 5 ndeshje, për sherrin në “Selman Stërmasi” në sfidën ndaj Tiranës.

Nuk i ka shpëtuar dënimit as zyrtari i Skënderbeut, Ilirjan Përmeti, që është dënuar me 8 ndeshje pezullim për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në sfidën ndaj Skënderbeut.

TAGS