Demi Lovato bën deklaratën tronditëse: Më kanë përdhunuar dy herë kur kam qenë adoleshente

Demi Lovato bën deklaratën tronditëse: Më kanë përdhunuar dy herë kur kam qenë adoleshente

Këngëtarja e njohur Demi Lovato ka rrëfyer disa detaje tronditëse për të kaluarën e saj në serinë e dokumenteve “Demi Lovato: “Dancing With the Devil”.



Lovato ka treguar se është sulmuar dy herë seksualisht, në 2018-në, natën e mbidozës nga shitësi i drogës, ndërsa kur ishte vetëm 15 vjeç ajo zbuloi se ishte abuzuar seksualisht nga një adoleshent tjetër kur punonte për Disney Channel në fund të viteve 2000.

“Jo vetëm që kam qenë mbidozë. Unë u shfrytëzova. Më gjetën nudo. Më la duke vdekur pasi ai përfitoi nga unë. Kur u zgjova në spital, më pyetën nëse kemi patur marrëdhënie konsensuale”, u rrëfye Lovato dhe shtoi se vetëm pas një muaji nga mbidoza kishte kuptuar se kishin abuzuar seksualisht me të.

Kur isha adoleshente, isha në një situatë të ngjashme. Kam humbur virgjërinë në një përdhunim. Hera ime e parë nuk ishte romantike. Më duhej ta shihja këtë person gjatë gjithë kohës dhe u përballa në mënyra të tjera“, tregoi këngëtarja.

TAGS