Deklaroi se ishte gay, ish-e fejuara e Gabriel Garko: Jetuam bashkë, por nuk bënim seks

Deklaroi se ishte gay, ish-e fejuara e Gabriel Garko: Jetuam bashkë, por nuk bënim seks

Deklarata e aktorit të njohur Gabriel Garko pak ditë më parë brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” ku shprehej se është gay shokoi fansat e tij.



Pas deklaratës së bujshme, ka folur dhe aktorja e njohur italiane, Eva Grimaldi e cila ka bashkëjetuar për plot tetë vite me Garkon. Eva është shprehur se ajo dhe Gabriel ishin çift, por e vetmja gjë që mungonte ishte seksi.

“Historia jonë lindi katërmbëdhjetë vjet më parë. Nuk kishte kurrë seks, ai kishte nevojë për mua dhe unë gjithmonë e mbrojta atë. Por ekziston një dashuri e thellë që na lidh, edhe sot, dhe që shkon përtej sferës fizike … unë do të doja edhe të isha martuar ose do të kisha një fëmijë me të”, tha aktorja në një intervistë për “Chi”.

TAGS