Dedikimi prekës i Adelina Ismajlit për nënën e saj: Nëse flas për dhimbjen dridhen qiej e tokë, përjetësisht puth edhe tokën kah ke ec

Dedikimi prekës i Adelina Ismajlit për nënën e saj: Nëse flas për dhimbjen dridhen qiej e tokë, përjetësisht puth edhe tokën kah ke ec

Adelina Ismajli ka bërë një dedikim prekës për nënën e saj, e cila u nda nga jeta katër vite më parë.





Në një postim në ‘Instastory’, Adelina shkruan se kurrë nuk ka folur për dhimbjet që e ka patur, pasi frikësohej se do të dridhte “qiej e tokë”, nga dhimbja e madhe që mban në shpirt, teksa shton se ajo i ka lënë rrugën e shtruar më dashni e mburrje për shumë jetë.

“Kurr s’kam fol për dhimbjen që e kam për ty se jam friëksu që kam me i dridh shtatë qiej e tokës nëse e lëshoj dhimbjen me dal. Ata qiej ku m’ke mësu me fluturu e këtë tokë që m’ke mësu me iu kthy. E këta njerëz që më ke mësu me i dasht. E këtë jetë që po e mësoj pa ty. Qysh me spjegu diçka që nuk mbarron kurrë? Sashpirtin të du e nuk ka çast që nuk të kërkoj. Krejt çka ke dasht e kom ndalu me bo se nuk janë sytë e tu me pa. Ma pak  kishte me dhimt me m’paslanë kujtime pa krenari. Ti ma ke lanë rrugën e shtruar me dashni e mburrje edhe për shumë jetë. E dy engjujt që veq të mirën e njohin. Përjetësisht puth edhe tokën kah ke ec mami’ – shkruan Adelina

Nëna e këngëtares, Mona Ismaili ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë në vitin 2016 dhe la pas 3 vajzat, Adelinën, Zanfinën dhe Emën.

TAGS