De Rossi shtrihet në spital pas infektimit me koronavirus

De Rossi shtrihet në spital pas infektimit me koronavirus

De Rossi shtrihet në spital për shkak të infektimit me koronavirus.

Il Tempo raporton se anëtari i stafit të Kombëtares së Italisë, Daniele De Rossi ka dalë pozitiv për COVID-19 dhe është i shtruar në Spitalin Spallanzani.

Ish-kapiteni i Romës doli pozitiv pas shpërthimit të koronavirusit në skuadrën e Italisë gjatë ndeshjeve kualifikuese të muajit mars për Kampionatin Botëror.

Gazeta raporton se ish-mesfushori është shtruar në spital në Romë, vetëm disa javë pasi kishte filluar përvojën e tij me Azzurrin.

De Rossi u emërua si një nga anëtarët e stafit teknik të ekipit të drejtuar nga Roberto Mancini muajin e kaluar.

TAGS