De Gea ia bën një premtim të madh Solskjaerit

De Gea ia bën një premtim të madh Solskjaerit
16:07 | 27 Shtator 2019

Portieri i Manchester United, David de Gea, ka konfirmuar mbështetjen e tij për Ole Gunnar Solskajer, duke premtuar se do të ‘luftojë’ për trajnerin deri në vdekje.

Manchester United edhe këtë sezon po gëzon formë të ulët, duke krijuar diferencë të pikëve me skuadrat lidere si Liverpool dhe Manchester City.

Pavarësisht këtyre rezultateve jo të mira, De Gea beson se Manchester United duhet të ruajë besimin në ish sulmuesin e tyre.

“Solskjaer është pjesë e familjes. Ai ishte këtu për shumë vite si lojtar. Ai e njeh mirë klubin dhe më e rëndësishmja është se i gjithë ekipi është pas tij. Ne do të luftojmë deri në vdekje”, ka deklaruar De Gea, përcjell lajmi.net.

“Kjo është e rëndësishme, ai është një trajner i mirë dhe ne do të jemi me të deri në fund”./Lajmi.net/

TAGS