Danilo tregon krahasimin mes Guardiolas dhe Zidanes, por edhe mes Ligës Premier dhe La Ligas

Ka shumë lojtarë që kanë luajtur nën drejtimin e Pep Guardiolas dhe Zinedine Zidanes, njëri nga ta është Danilo i Manchester Cityt.

Ish- lojtari i Real Madridit është duke shijuar jetën në Angli, duke bërë krahasime mes dy palëve.

“Natyrisht, ata janë të ndryshëm”.

“Ata janë trajnerë të mëdhenj dhe është e pamundur t’i krahasoni ata. Jam shumë i lumtur që kam punuar me të dy”.

Danilo te Manchester City (Photo by Lynne Cameron/Getty Images)

“Vëmendja e Pep në detaje është e pashembullt dhe ajo që Zidane arriti është e pabesueshme, prandaj është e vështirë për mua të them se kush është më i mirë”.

Lexo po ashtu:

Danilo u pyet gjithashtu për një krahasim mes Ligës Premier dhe La Ligas. “Loja angleze është më fizike dhe, nëse mund të them, është më shumë taktike”.

Danilo . (Photo by Harry Trump/Getty Images)

“Me këtë dua të them se ekipet përpiqen të fitojnë ndeshjet, kështu që është e ndryshme nga Spanja”.

“E them me respekt, sepse për mua janë dy ligat më të mira në botë”.

City është ende në garë për një numër të madh të trofeve, me prioritetet Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve.

Danilo te Real Madridi. (Photo by Clive Rose/Getty Images)

“Liga e Kampioneve është një trofe interesant për ne dhe ne kemi diskutuar për këtë” pranoi ai.

“Ne do të befasojmë trajnerin dhe do ta fitojmë atë herët a vonë. Ne e dimë se nuk është e lehtë, por ne kemi cilësi dhe duhet të japim më të mirën”, ka thënë Danilo. /Telegrafi/

TAGS