D’Ambrosio: Inter e dëshiroi fitoren më shumë sesa Milan

D’Ambrosio: Inter e dëshiroi fitoren më shumë sesa Milan

12:35 |

Mbrojtësi i Inter, Danilo D’Ambrosio, ka zbuluar elementin që ka bërë diferencën në ‘Derby della Madonnina’.

Inter ka mposhtur Milanin me rezultatin 0:2, në një ndeshje që u dominua krejtësisht nga skuadra ‘Zi kaltër’.

D’Ambrosio beson se ishte dëshira më e madhe e Inter ajo që bëri diferencën në derbin e madh të Milanos.

“Derbi fitohet nga ajo skuadër që e dëshiron më shumë fitoren dhe ne vërtetuar se e dëshiruam më shumë” ka thënë D’Ambrosio për ‘Sky Sport Italia’, transmeton lajmi.net.

“Të fitosh nuk do të thotë vetëm të kesh trofe në fund, por ta dish se ke mbyllur secilën ndeshje me angazhimin maksimal” ka thënë tutje mbrojtësi italian.

D’Ambrosio mbrëmë është aktivizuar në krahun e djathtë, në sistemin 3-5-2 të trajnerit Conte. /Lajmi.net/

autor: Lajmi.net

12:38 |

TAGS