Dajana Shabani surprizohet nga ish-bashkëshorti: Vendosëm krenarinë para dashurisë

Dajana Shabani surprizohet nga ish-bashkëshorti: Vendosëm krenarinë para dashurisë

Moderatorja Dajana Shabani bashkë me vajzën e saj Marlen këtë të mërkurë ishin të ftuara në emisionin “Abc e Pasdites”. Gjatë intervistës, moderatorja u surprizuar nga ish-bashkëshorti, i cili kishte shkruar një mesazh me fjalë të ndjera për Dajanën dhe vogëlushen e tij.


“Kur mami ka shkruar qe ti Marlen je insistim i babit nuk ka gënjyer! Kerkova nje dhurate nga Zoti dhe ajo me erdhi! Jemi larg për shkak te covidit dhe për asnjë arsye tjeter, sepse unë dhe mami jemi shokët më të mirë që ti mund të kesh për prindër !  Nuk e harroj sot e kësaj dite momentin e parë që më thërrite babi, as momentin e hapave të tua te pare, as faktin që ti je kopja im.

Dajan pavarsisht faktit që kemi vendosur krenarinë përpara dashurisë tonë, ne të dy kemi folur gjatë dhe kemi kuptuar që kemi qenë, jemi dhe do mbesim shokë të përjetshem dhe të pa ndarë”!, ishte mesazhi i ish-bashkëshortit të moderatores.

TAGS