Cristiano Ronaldo nën hetim për thyerje të rregullave anti-COVID

Cristiano Ronaldo nën hetim për thyerje të rregullave anti-COVID

Sulmuesi kryesor i Juventusit, Cristiano Ronaldo është nën hetim nga autoritetet italiane, sipas mediave portugeze. Nëse ajo që thonë këto media është e vërtetë, atëherë Ronaldo është futur në telashe të mëdha. Pasi luajti 90 minuta të plota në fundjavë, atij iu dha një pushim nga trajneri Andrea Pirlo në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Spal. Këtë ndeshje, Juventusi e fitoi me rezultatin 4-0 edhe pa Cristiano Ronaldon në lojë. Gjatë kohës që ishte pushim, portugezi mendohet të ketë udhëtuar me partneren e tij drejt një vendi në Alpet italiane. Udhëtimi i tij ishte nga njëra provincë në tjetrën, më saktë nga Piedmont drejt Valle d’Aosta. Problemi qëndron se këto dy zona cilësohen si zona të kuqe nga autoritetet për shkak të rasteve në rritje me koronavirus dhe sipas ligjit, kalimi ose udhëtimi nga një zonë e kuqe në tjetrën është rreptësisht i ndaluar dhe dënohet nga gjobë deri në burg. Nuk dihet vendimi që do të marrin autoritetet për CR7, por me siguri çdo gjë do të kalojë me një gjobë jo të madhe për buxhetin e tij.



TAGS