CR7 i dikton ‘rregullat Solskjaer’

CR7 i dikton ‘rregullat Solskjaer’

Nuk është asgjë e re për ata, që e dinë dëshirën e Cristiano Ronaldos për të dalë gjithmonë në fushë dhe për të përmirësuar çdo rekord. Nuk ishte e vështirë të parashikohej, që qëndrimi në stol kundër Evertonit nuk kapërdihej lehtë nga CR7.

Dhe në fakt “Sun” raporton sfondin e destinuar për të shënuar një pikë kthese në sezonin e Manchester United. Sipas një burimi të klubit pranë tabloidit anglez, ylli portugez donte të kishte rregulla të qarta me trajnerin e tij Solskjaer.

Sipas “Sun”, trajneri i United ishte i bindur, se CR7 ishte i lodhur pas ndeshjes së Champions League kundër Villarreal dhe fillimisht e mbajti në stol portugezin dhe më pas, në pjesën e dytë, e aktivizoi në ndeshje.

Burimi në fjalë specifikon se Ronaldo ia ka specifikuar Solskjaerit, se ai dëshiron të luajë të gjitha ndeshjet si titullar dhe se ai, do t’i thonte atij se kur nuk do të ishte në gjendje ta bëjë këtë.

CR7 më pas ka shtuar se ai ishte transferuar në Mançester për të fituar trofe dhe se prandaj është e nevojshme që lojtarët më të rendësishëm të ishin në fushë në të gjitha ndeshjet.

TAGS