Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një familje shqiptare nga Kosova, ku koronavirusi iu ka marrë jetën dy vëllezërve brenda pak ditësh.
Lajmin e hidhur e ka dhënë deputeti i PDK-së, Gazmend Bytyqi, i cili ka njoftuar se dy vëllezërit kanë ndërruar jetë në një diferencë prej tri ditësh nga njëri-tjetri.
Postimi i plotë:
Lajm i rëndë. Mbrëmë mora lajmin e kobshëm, se vdìq Adnan Bucaliu, tri ditë pasi i vdìq edhe vëllai, Agroni. Adnani ishte shok e njeri i mirë, me zemër të madhe e të bardhë.
Gjithmonë ishte i veçantë, jo vetëm për familjen, por edhe për mua e shoqërinë tonë, përgjithësisht.
Me zemër të thyer u shpreh ngushëllime familjes Buacliu dhe gjithë shoqërisë sonë të përbashkët.
Adnani e Agroni paçin qetësi në botën e përtejshme e të përjetshme, familjes ngushëllime nga thellësi e shpirtit.