Coutinho – Juventus, ndodh e papritura

Coutinho – Juventus, ndodh e papritura

Juventusi nuk planifikon transferimin e Coutinhos në janar.

Juventusi nuk është duke tentuar që të transferojë Philippe Coutinhon nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit.

Kriza e shkaktuar nga coronavirusi ka bërë klubet më të kujdesshme me financat, sidomos klubin katalunas.
Sipas asaj që raporton Calciomercato, Zonja e Vjetër nuk është duke e planifikuar transferimin e Coutinhos, pasi janë në dijeni se duhet të paguajnë së paku 80 milionë euro.

Braziliani raportohej se do të largohej nga Camp Noun, me Ronald Koemanin që po kërkon lojtarë të rinj në skuadër.

Mirëpo, Juventusi nuk e ka për qëllim të transferojë Coutinhon, pasi Andrea Pirlo tashmë ka disa opsione në mesfushë.

Kështu, mund të ndodhë që në ajanr, Arsenali apo Manchester United të futen në garë për transferimin e ish-anëtarit të Liverpoolit.

TAGS