Conte ‘ska të ndalur, gjen sulmuesin 28 milionësh

Conte ‘ska të ndalur, gjen sulmuesin 28 milionësh

I preferuari i Contes, 28 milionë euro për sulmuesin e tretë të Interit.

Inter për këtë verë po përgatitet për transferimin e një sulmuesi anësor të majtë, i cili është i preferuari i Contes.

Bëhet fjalë për Filip Kostic, majtaku i Eintracht Frankfurt i cili deri më tani ka shkëlqyer me skuadrën gjermane në Bundesliga ku ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar plot 14 asiste.

Kostic është emri perfekt për formacionin 3-5-2 të Antonio Contes edhe pse skuadra gjermane mban një çmim tepër të lartë për të.

Serbi vlerësohet rreth 28 milionë euro por kjo gjë nuk do ta pengojë skuadrën zikaltër për të transferuar atë gjatë kësaj vere.

TAGS